Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Parlamenti miraton me votat e mazhorancës Eurobondin 700 milionë euro

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti ka miratuar mbrëmjen e sotme pas një seance maratonë të nisur nga paraditja dhe të shoqëruar me akuza të opozitës, Eurobondin prej 700 milionë euro. Drafti u miratua me 78 vota të mazhorancës, ndërsa 4 vota ishin kundër.

Ndërkohë me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim u miratua edhe borxhi nga BERZH me vlerë 70 milion euro. Është miratuar edhe ngritja e Komisionit Hetimor për mbetjet urbane me 117 vota pro.

Njoftimi i plotë:

Projektligj “Për eurobondin, që do të emëtohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dore nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë” miratohet me 78 vota pro, 4 kundër dhe 33 abstenim.

Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020” miratohet me 76 vota pro dhe 41 kundër.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpëmdarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-se për reagimin ndaj krizes së pandemisë Covid-19” miratohet me 78 vota pro, 3 kundër dhe 36 abstenim

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmerinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier” miratohet me 117 vota kundër asnjë, abstenim 1.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img