Hapësire reklamuese

Bota

Parlamenti i Turqisë votoi pro anëtarësimit të Suedisë në NATO

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti i Turqisë votoi pro anëtarësimit të Suedisë

Parlamenti i Turqisë miratoi ditën e sotme pranimin e Suedisë në NATO pas disa muajsh konsultimesh.

Parlamenti në Ankara votoi për të pranuar kërkesën e Suedisë, duke ia dërguar dokumentin Presidentit Recep Tajip Erdogan për nënshkrim përfundimtar përpara se të depozitohej në Departamentin e Shtetit të SHBA në Uashington.

Sipas një zyrtari të cituar nga Bloomberg, partia AKP e Erdoganit, e cila mban shumicën së bashku me aleatin e saj nacionalist, kërkuan miratimin parlamentar për të ratifikuar hyrjen e shumëpritur të Suedisë në aleancën ushtarake.

Hungaria është tani e vetmja pengesë për zgjerimin e aleancës së mbrojtjes. Kujtojmë që Suedia shpalli në maj 2022 , në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, kandidaturën e saj për t'u anëtarësuar në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, e cila në prill u bë anëtarja e 31-të e Aleancës Atlantike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese