Hapësire reklamuese

Bota

Parlamenti i Spanjës merr vendimin, shtyhet për herë të katërt 'Gjendja e Jashtëzakonshme'

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti spanjoll

Parlamenti spanjoll vendosi që të shtyjë për herë të katërt gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Zgjatja i jep qeverisë fuqinë që të vazhdojë të zbatojë kufizimet nën rregullat e gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar në 14 mars.

Opozita nuk ishte dakort me vendimin e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Pedro Sanchez për mabjtjen "peng" të qytetarëve spanjollë dhe duke kufizuar të drejtat themelore.

"Ne po kufizojmë dy të drejta, për të garantuar dy të tjera: shëndetin publik dhe jetën. Dhe për të kufizuar dy të drejtat e lëvizshmërisë dhe të aktivitetit, ne kemi nevojë për instrumentin e vetëm kushtetues dhe juridik që na lejon të veprojmë mbi to, që është gjendja e jashtëzakonshme “, u përgjigj Sánchez.

Të hënën Spanja hoqi kufizimet në disa sektorë, si dyqanet e vogla, parukerit me klientë vetëm me orare takimesh dhe shërbimet "delivery" të restoranteve.

Edhe javën tjetër priten lehtësime të tjera, por duhet që numri i viktimave dhe infeskioneve të mos ketë rritje, dhe duhet siguruar nga autoritetet shëndetësore që të reagojnë shpejt ndaj ço shpërthimi të ri.

Spanja e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë në 14 mars, ndërsa kjo do të vazhdojë deri në 24 maj, nëse nuk do të ketë sërish një shtyrje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu