Hapësire reklamuese

Rajoni

Parlamenti i RMV seancë për miratimin e ministrave të rinj nga Aleanca për Shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti i RMV seancë për miratimin e ministrave të rinj nga

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi sot seancën për miratimin e dy ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administatës, pas shkarkimit të premten të ministrave nga kryeministri Talat Xhaferi.

Ministrat e rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami janë propozuar nga krahu i ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar pasojnë përplasjet në mes Sela dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pasi ky i fundit vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj.

Kandidati për Ministër të Shëndetësisë, Ilir Demiri është mjek infektolog që aktualisht kryen detyrën e drejtorit të spitalit në Tetovë. Ndërkaq, Naim Bajrami inxhinier i Tekonologjisë Informatike do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Por, parlamenti filloi seancën me diskutime për zgjidhjen e problemit të krijuar me lejet e drejtimit të automjeteve, regjistrimit të automjeteve dhe targave të tyre, të shkaktuar nga detyrimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, me Greqinë fqinje.

Autoritetet qeveritare nuk kanë qenë në gjendje t’i pajisin deri më tani shtetasit me dokumentet e reja ku duhet të figurojë emri i ri i shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Kjo ka shkaktuar shqetësim tek shumë banorë të këtij vendi.

Parlamenti miratoi me konsensus ligjin që do të mundësojë përdorimin e këtyre dokumenteve vetëm brenda vendit, deri në fund të vitit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese