Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Parlamenti i Holandës nuk ka më dyshime: Shqipëria ka bërë përparime! Të mbahet Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Holandës ka dhënë sot “dritën jeshile” për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare, që do t’i hapë zyrtarisht rrugë Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, shkruan newsbomb.al. Parlamenti është mbledhur sot dhe për rreth dy orë ka diskutuar këtë çështje.

“Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.

Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.

Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Holandës, zonja Sam Kaag.

Ministria e Jashtme e Holandës bën me dije se sot, shumica në Parlament ka rënë dakord që Konferenca e Parë Ndër-Qeveritare më Shqipërinë të mbahet sa më parë.

Qëndrimi i plotë i Ministrisë së Jashtme të Holandës:

Politika e qeverise hollandeze ne lidhje me procesin e zgjerimit eshte strikte, e drejte dhe mbeshtetese/e angazhuar. Vendimet per hapat e metejshme qe duhen ndermarre ne lidhje me pranimin ne BE jane te bazuara ne meritat individuale te vendeve.

Ne mars 2020, Keshilli Europian vendosi te hape negociatat me Shqiperine dhe te mbaje Konferencen e Pare Nder-Qeveritare te 27 vendeve anetare te BEse me Shqiperine, nje here qe  nje sere kushtesh te ishin plotesuar kryesisht ne fushen e sundimit te ligjit/shtetit te se drejtes.

Qeveria hollandeze bie dakort me gjetjet e Komisionit Europian sikurse theksohet ne perditesimin e raportit per Shqiperine.

Shqiperia ka bere progres ne fushat prioritare si reforma ne drejtesi dhe lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shenuar progres, megjithese nje numer me i larte denimesh per zyrtaret e larte mbetet nje ceshtje e rendesishme per t’u mbajtur ne vemendje.

Qeveria hollandeze mundet kesisoj te bjere dakort per mbajtjen e Konferences se Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, nje here qe kuadri negociator te jete miratuar.

Sot, shumica e parlamentit ra dakort qe te mbahet Konferenca e Pare Nder-Qeveritare me Shqiperine, pas miratimit te kuadrit negociator. Procedura do te finalizohet neser me votimin e mocioneve te mundshme te ngritura nga partite apo grupet parlamentare.

Qeveria hollandeze eshte e kenaqur qe eshte krijuar nje kuader negociues i qarte dhe i qendrueshem per negociatat e pranimit midis BE-se dhe Shqiperise. Qeveria pret me kenaqesi mbajtjen e te pares Konference Nder-Qeveritare si nje nisje zyrtare e negociatave, nje trajektore intensive ne te cilen reformat ne fushen e sundimit te ligjit, shtetit se te drejtes, luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe fuquzimit te metejshem te institucioneve demokratike do te mbeten prioritete kyçe.

1- Lexo edhe: “6 KUSHTET janë përmbushur”, Komisioni i Parlamentit hollandez nesër merr VENDIMIN për ecurinë e Shqipërinë në BE

2- Lexo edhe: BINGO!!! Për herë të parë HOLLANDA vlerëson pozitivisht qeverinë “Rama”

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img