Tirana
scattered clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
2.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
12 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
15 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Parlamenti Evropian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën, pritet vendimi i KE-së

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetët e Parlamentit Europian kanë konfirmuar për herë të dytë qëndrimin e tyre pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Vendimi përfundimtar pritet t’i kalojë  Këshillit Europian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur vendimmarrjen e fundit të PE-së, duke shtuar se tejzgjatja e procesit është e padrejtë dhe po dekurajon qytetarët, që vazhdojnë t’u mohohet e drejta për të lëvizur të lirë në Europë.

Parlamenti Europian është shprehur në favor të heqjes së vizave me Kosovën, duke konfirmuar se vendi ka përmbushur të gjitha kërkesat e institucioneve europiane.

Ditën e sotme, propozimit të raportueses për Kosovën, Tanja Fajon, e votuan pro 331 europarlamentarë, 126 u shprehën kundër, ndërsa 12 abstenuan.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat’, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Aksesi i Prishtinës në zonën Shengen ishte propozuar fillimisht në shtator të vitit 2016 dhe ishte votuar nga eurodeputetët 2 vite më vonë, por një vendim i Këshillit Europian për të mos e diskutuar çështjen gjatë sesionit dimëror e shtyu vendimmarrjen e Këshillit Europian.

Aprovimi nga Ministrat e vendeve europiane do lejonte qytetarët e Kosovës që të udhëtonin lirshëm në destinacionet e Bashkimit Europian për një periudhë 90-ditore çdo gjashtë muaj për qëllime biznesi, turizmi apo familjare.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img