Hapësire reklamuese

Bota

Parlamenti Europian voton në favor të ndalimit të makinave me djegie të brendshme brenda 2035-ës

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti Europian voton në favor të ndalimit të makinave me

Parlamenti Europian dëshiron të ndalojë prodhimin e makinave me djegie të brendshme deri në vitin 2035.

Shumica e eurodeputetëve votuan këtë të mërkurë në Strasburg në favor që prodhuesit të nxjerrin në treg vetëm makina dhe furgona që nuk lëshojnë gazra serë, brenda dekadës së ardhshme.

Megjithatë, Përpara se një rregullore e tillë të hyjë në fuqi, Parlamenti ende duhet të negociojë me shtetet anëtare të BE-së.

Qëllimi i këtij ligji që pritet të hyjë shumë shpejt në fuqi, është reduktimi i gazrave serë me 55% deri në vitin 2030, në krahasim kjo me vitin 1990, e përfundimisht për t’u bërë neutral ndaj klimës deri në 2050.

Rreth 20% e emetimeve të CO₂ në Bashkimin Europian shkaktohet vetëm nga trafiku rrugor. Jo vetëm veturat, por edhe furgonët dhe kamionët do të zëvendësohen me elektrikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu