Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
0kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Parlamenti britanik mbyll llogarinë në TikTok vetëm një javë pasi e hapi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka vendosur të mbyllë llogarinë në rrjetin social TikTok vetëm një javë pas hapjes.

Vendimi ka ardhur pasi një grup deputetësh të vënë nën sanksione nga Kina kanë ngritur alarmin se aplikacioni mund të përdoret si mjet spiunazhi.

Politikanët e lartë, duke përfshirë ish-udhëheqësin e partisë Konservatore, Sir Iain Duncan Smith dhe Tom Tugendhat, kryetar i komisionit të përzgjedhur të Punëve të Jashtme, u shkruajtën kryetarëve të Dhomës së Komunave dhe Lordëve në fund të muajit të kaluar, menjëherë pasi llogaria u publikua, duke i paralajmëruar ata për “rreziqe të konsiderueshme” të sigurisë së të dhënave për shkak të pronarit kinez të TikTok, ByteDance.

Kjo nuk është hera e parë që TikTok përballet me akuza nga qeveritë perëndimore se përdoret nga qeveria kineze për mbledhjen e të dhënave dhe spiunimin e përdoruesve të saj.

Një raport i ekspertëve zbuloi se me instalimin e aplikacionit kinez TikTok në pajisjet e tyre, përdoruesit pranojnë politikat e privatësisë duke i dhënë akses të plotë aplikacionit në vendndodhjen e tyre përmes GPS, mikrofonit dhe kamerës.

Kompania kineze ByteDance që ka në pronësi TikTok ka mohuar vazhdimisht se ndan të dhënat e përdoruesve të saj me qeverinë kineze.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img