Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi për kaos nga opozita, Komisioni i Ekonomisë mblidhet të hënën online

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi për kaos nga opozita, Komisioni i Ekonomisë

Për shkak të tensioneve në Kuvend dhe kaosin e paralajmëruar nga opozita, Komisioni i Ekonomisë do ta zhvillojë mbledhjen online.

Përmes një njoftimi zyrtarë nga Komisioni i Ekonomisë, bëhet me dije se shqyrtimi i projektligjeve të Paketës Fiskale do të diskutohet onlinë ditën e hënë në orën 09:30 të paradites. Kjo ka ardhur pas paralajmërimeve nga deputetët e opozitës se nuk do të ketë normalitet në Kuvend deri në plotësimin e tre komisioneve hetimore dhe parlamentare.

“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.’- njofton komisioni i ekonomisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese