Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Parkun e fundit e ndërtoi Enver Hoxha”, Bushati: Cilësia e ajrit në Tiranë është katastrofë, nuk matet prej vitit 2016

Shkruar nga Newsbomb
“Parkun e fundit e ndërtoi Enver Hoxha”, Bushati: Cilësia

Analisti Andi Bushati e ka konsideruar katastrofike cilësinë e ajrit në Tiranë. Ai është shprehur mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në “Euronews Albania” se Agjencia e Mjedisit që prej vitit 2016 nuk mat më cilësinë e ajrit në Tiranë sepse është katastrofë.

“Unë jam minorancë sepse është shumë e rëndë që këta të përdorin dy standarde, të vjedhin me ato katet pa leje, por po ua fal, hallall i paçin, mos e gëzofshin. Problemi është tjetër gjë, që nga viti 2016 Agjencia e Mjedisit ka vendosur nuk mat më ajrin në Tiranë sepse është katastrofë”, u shpreh Bushati.

Ndër të tjera Bushati foli dhe për kullat e larta dhe parqet në kryeqytet, duke thënë se është e tmerrshme që “parku i fundit në Tiranë është bërë në kohën e komunizmit”, duke shtuar se në këto 30 vite janë shkatërruar të gjitha parqet në Tiranë.

“Parkun e fundit, është e tmerrshme ta thuash, e ka bërë Enver Hoxha në këtë qytet. Ne kemi 30 vjet që shkatërrojmë dhe parqet që na la Enveri. Por çfarë bën kjo? Duke i hequr qytetit nga gradët që janë në verë, shkon 40 gradë, prapë me matje, nga betonizimi dhe mungesa e gjelbërimit, është 7 gradë më tepër sesa ty të tregon termometri", tha analisti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.