Hapësire reklamuese

Showbiz

“Parku Kombëtar i Karaburunit në flakë”, vendi në “luftë” me zjarret, Soni Malaj ngre alarmin dhe u bën thirrje autoriteteve (Video)

Shkruar nga Newsbomb
“Parku Kombëtar i Karaburunit në flakë”, vendi

Prej ditësh si shumë vende të tjera edhe Shqipëria është në luftë me zjarret. Flakët kanë “pushtuar” vendin duke bërë që të krijohet një situatë alarmante.

Flakët kanë përfshirë shumë zona në vend, si Llogaranë, Ksamilin, Orikumin, Patosin, Radhimën, Dukatin, Karaburunin.

E teksa zjarret kanë pushtuar vendin, të shumtë janë ata artistë të cilët bëjnë apel për marrjen e masave dhe shuarjen e zjarreve.

Së fundmi, ka qenë Soni Malaj ajo e cila përmes një video ka reaguar e shqetësuar mbrëmjen e djeshme për situatën aktuale në të cilën ndodhet Parku Kombëtar i Karaburunit.

Soni u ka bërë apel të gjithë autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa sa më shpejt për shuarjen e flakëve të zjarrit.  

 “Ky eshte parku kombetar i Karaburunit ne flake!!!! Nje katastrofe qe po ndodh…Shpresoj te merren masa sa me shpejt per shuarjen e zjarrit”, ka shkruar Soni.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll