Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Parku Kombëtar i Butrintit/ Meta: Pasuri e palujtshme, s’mund t’i kalojë OJF! Shteti të mos heqë dorë nga përgjegjësi të tilla

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar sot në një dalje për shtyp se parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e palujtshme kombëtare.

Kreu  i shtetit tha se ky park nuk mund t’i kalojë OJF-ve, duke theksuar se mbrojtja duhet të jetë vetëm e shtetit.

Meta: Parku Kombëtar i Burintit  është një pasuri i palujtshme dhe universlae. Sipas konvenstës së Parisit nuk mund të kalojë në një organiëm shoqëror, si OJF. As nuk parashikohet këto fondacione të kenë të drejtë menaxhimi. Përgjegjësia e mbrojtjes së Butrintit  duhet të  jetë e shteit. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij.

Presidenti i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, aq më pak me FAZH, por është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shtetit të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.

Nëse qeveria sot deklaron sot mosgarantimin në perspektivë të vlerave si mund ta garantojë atë nme një pjesëmarrje në një fondacion ku rolin dhe vendimmarrjen e ka të kufizuar.

Kam vlerësuar se kjo çështje duhet të shqyrtohet me kujdes maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë. Për një pasuri të tillë duhet të ishte marrë e gjithë ekspertiza e zyrës së UNESCOS. Ka mungesë transparencë. Asgjë e keqe nuk mund t’i vijë Kuvendit nga diskutimi për këtë trashëgimi tonën..

Më shumë