Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Parku i kryeministrisë shndërrohet në hapësirë për fëmijët, Rama: Do kenë mundësi të vizitojnë virtualisht muzeumet e Francës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme prapa kryeministrisë është hapur “Micro Folia” me aktivitete për fëmijët dhe të rriturit në fushën e teknologjisë dhe artit.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi zanafillën e këtij projekti të frymëzuar nga Franca.

 Ai tha se shumë shpejt do të vihet në zbatim edhe një tjetër risi me autobusë lëvizës nëpër qytete për spektakle të ndryshme.

“I krijon mundësinë fëmijëve dhe më të rinjve që të vizitojnë kryeveprat e artit botëror dhe kryeveprat e artit në muzeumet e Francës përmes një vizite digjitale që sjell te fëmijët dhe më të rinjtë ato që jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë t’i vizitojnë. Ne do krijojmë një zinxhir hapësirash dhe strukturash të tilla.

Përfshihet bashkë me mundësinë e vizitës digjitale në korridoret e artit edhe mundësia për të bashkëvepruar për të gjithë këto mikroaktivitete që gjenden në këndet e kësaj strukture. Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e micro folive të sjellim edhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës një autobus të madh lëvizës për spektakle në komunitete.

Duke i bërë ato më të afërta me njerëzit në komunitet. Do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës mes fundit të mësimit dhe vajtjes në shtëpi. Hapësirës që kemi vendosur ta mbushim me aktivitete dhe mundësi për fëmijët dhe të rinjtë. Micro folia ndodhet mbrapa parkut të kryeministrisë. E gjitha bëhet me rezervime”, tha Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img