Tirana
few clouds
9 ° C
9 °
9 °
93 %
2.6kmh
20 %
Mër
15 °
Enj
16 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
20 °
E mërkurë, 21 Prill, 2021
spot_img

Parkingun e makinave e kishte kthyer në magazinë, pronari i Casa Italias nuk dëshmon në Prokurori, pretendon se “nuk është mirë psikologjikisht”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” u përfshi nga flakë të mëdha pasditen e 24 marsit, të cilat vijuan për 3 ditë me radhë. 32 vjeçari Arjan Sala, shpëtoi të gjithë kolegët por vetë mbeti brenda.

Trupi i “Dëshmorit të Atdheut” u gjet pas tre ditësh betejë të zjarrfikësve të Tiranës me flakët. Ai ishte roja i sigurisë së kompanisë së sigurisë (policisë private) që ishte kontraktuar për të ruajtur qendrën tregtare, pra jo punonjës i Casa Italias.

Sipas kreut të Repartit Zjarrfikës të Tiranës, Shkëlqim Goxha, magazina ku shpërthyen flakët nuk kishte marrë licensim për veprimtari të tillë, por për parking makinash. Pronarët më pas e kishin përshtatur atë si magazinë për dyqanet që ushtrojnë aktivitetin te Casa Italia.

Newsbomb.al mëson se në këtë objekt magazinoheshin produktet e dy prej bizneseve që ndodhen në qendrën tregtare, FLO dhe LTB Jeans.

Prokuroria e Tiranë ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë, për të zbuluar shkakun e flakëve që i morën jetën Arjan Salës dhe rrezikuan të shkaktoinin një tragjedi të madhe nëse punonjësit që ishin brenda nuk do të ishin shpëtuar nga 32 vjeçari.

Në kuadër të këtij hetimi, prokurori që po merret me këtë çështje i ka marrë dëshminë administratorit të magazinës, shtetasit me inicialet A.H, i cili ia ka lënë përgjegjësinë për masat e mbrojtjes nga zjarri pronarit të Casa Italias Pëllumb Alimadhi. Sipas tij, Alimadhi ishte qiradhënësi dhe ai duhet të siguronte masat e sigurisë.

Ndërkohë, vetë pronari i qendrës tregtare nuk ka dhënë detaje për ngjarjen në Prokurorinë e Tiranës. Pëllumb Alimadhi i ka kërkuar prokurorit që të merret në pyetje në një moment tjetër pasi “nuk ishte mirë psikologjikisht”. Alimadhi është shprehur se ai si qiradhënës, mëson newsbomb.al, ka të gjitha kontratat e rregullta për dhënien me qira të objektit.

Një inxhinier elektrik i pavarur i është bashkuar grupit të oficerëve dhe prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, që po hetojnë për shkaqet e zjarrit që ra në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”. Ai do të japë ndihmën e tij dhe pritet të zbardhë shkakun dhe origjinën e flakëve, që i morën jetën rojes së sigurisë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale qendra tregtare vazhdon reklamimin, duke u bërë thirrje blerësve që të vizitojnë “Casa Italian”për trendet më të fundit të modës.  

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img