Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
1kmh
0 %
Mar
29 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Parisi dhe 16 rajone të tjera nga nesër në ‘Lock-Down’, qytetet në IZOLIM për një muaj (ZBULOHET ARSYEJA)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

70ba6790cf42f17c4dff71df8da47166

Parisi është midis 16 rajoneve të Francës që do të futen në karantinë pas rritjes së ndjeshme të infektimeve.

Lajmi u njoftua nga kryeministri francez Jean Castex. Ai tha se Franca ishte në një valë të tretë për shkak të varianteve të koronavirusit.

Shkollat do të qëndrojnë të hapura sipas masave të fundit, por të gjithë dyqanet jo të domosdoshme do të kërkohet të mbyllen. Izolimi do të zgjasë për një muaj.

Autoritetet franceze kanë bërë përpjekje të mëdha për të shmangur rivendosjen e masave më të rrepta, duke zgjedhur më parë bllokimet e fundjavës dhe shtetrrethimin natën në vend.

Sidoqoftë, numri në rritje të shpejtë, së bashku me një shtrirje të ngadaltë të vaksinave e kanë detyruar qeverinë të mbështesë strategjinë e saj.

Kjo vjen ndërsa Franca raportoi sot për 34,998 raste të tjera me COVID-19, një ulje e lehtë nga ajo e një dite më parë, ku rezultuan 38,000 raste pozitive të personave të prekur me Covid-19.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img