Hapësire reklamuese

Showbiz

“Pare t'reja, Benz ri”, aktivistja i shkruan Noizy-t: Këngët e tua dikur kishin mesazh, sot janë mjerane! Frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, përdorim imoral i trupit të femrës, hyjnizim vulgar i lekut

Shkruar nga Newsbomb
“Pare t'reja, Benz ri”, aktivistja i shkruan Noizy-t:

 

Këngëtari i muzikës “Rap” në Shqipëri, Noizy publikoi pak ditë më parë këngën e tij të re, “Benzi ri”. Kënga flet për sukses, të ardhura të shumta dhe sigurisht, Benz i ri.

Po duket se teksti i këngës ka tërhequr edhe kritikat e para. Është aktivistja Brizida Gjikondi ajo e cila ka vendosur t’i drejtohet publikisht Noizy-t me një postim në rrjetet sociale.

Ajo thotë se kohë më parë, këngëtari që është “idhull” për shumë adoleshentë shqiptarë, shkruante tekste frymëzuese, patriotike apo dedikuar dashurisë.

Por sot Gjikondi vë re se tekstet e Noizyt, dhe veçanërisht ai i kënës së fundit, lë shumë për të dëshiruar. Gjikondi nuk i kursen kritikat. “Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë”, i drejtohet ajo Noizy-t.

Shkrimi i plotë:

I dashur Noizi !

Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos.

Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..

Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e këngëtarve shqiptarë.

Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etj

Por tani..

Ah tani një tmerr i vërtetë..

Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj…

Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.

Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane.

Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.

Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo.

Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)

Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa…

Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme..

Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde.

Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat..

Platoni.. thotë  që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ?

Ah tani…

Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.

Benzi I ri

Noizy

Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri

Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri

Ti s'e dine me siguri, siguri, siguri

Ti s'e dine me siguri, siguri, siguri

No - as s'du me dit,

Ju jeni krejt dificit

Dhe ma ta dhon benzin

Ju nuk keni pare per benzin

Kur vjen Noizy e djeg çatine

Ik se po vjen zhurma

Po se dine se ku karin do hinë

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah

Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah

Yeah ëe ëinnin' uh la la, uh la la, uh la la

Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.