Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Parashikon” lëvizjet e SHBA në Shqipëri, Spartak Ngjela: Berisha s’e di se çfarë e pret! Do ketë edhe të tjerë non-grata

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati i njohur Spartak Ngjela komenton vendimin e SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ngjela thotë se ky është proces, dhe shpallja e Berishës non-grata është vetëm fillimi. “Kjo është goditja e parë në 100 vjet ndaj korrupsionit shtetëror”, tha Ngjela, “dhe shpresojmë të vazhdojë”.

Ngjela komentoi përgjigjen e Berishës ndaj vendimit, duke thënë se DASH nuk e ka për detyrë të tregojë provat që ka për korrupsion ndaj Berishës.

“Sali Berisha nuk di të mbrohet. Për politikën shqiptare është një hap i madh drejt suksesit për të shpëtuar njëherë e mirë nga uzurpimi. Kjo është goditja e parë pas 100 vjetësh ndaj krimit shtetëror. Mendojmë se do shkojë deri në fund. Po ta shikosh tekstin e asaj që i kanë qepur Berishës, kupton që është proces, do ketë të tjerë. Çështja është që Saliu ende nuk po e kupton çfarë po i vjen përballë. Ç’punë ka politika amerikane t’i japë provat. Provat jepen në gjykatë, të shkojë të kërkojë pafajësinë. Është akuzuar nga superfuqia e botës që nuk e lë të hyjë brenda. Pse? Për korrupsion”, deklaroi Ngjela.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img