Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Parashikoi saktë nisjen e luftës, shefi inteligjencës ukrainase: Vladimir Putin është me kancer, në Rusi ka nisur grushti i shtetit për ta larguar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se lufta me Rusinë po shkon aq mirë, sa do të arrijë një pikë kthese nga mesi i gushtit dhe do të përfundojë deri në fund të vitit.

Ky është parashikimi më i saktë dhe më optimist nga një zyrtar i lartë ukrainas deri më tani. Gjeneralmajor Kyrylo Budanov foli ekskluzivisht për Sky News. Ai parashikoi saktë se kur Rusia do të pushtonte në fillim të këtij viti.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov tha gjithashtu se një grusht shteti për të hequr Vladimir Putin tashmë është duke u zhvilluar në Rusi pasi udhëheqësi rus është i sëmurë rëndë me kancer.

“Ai është jashtëzakonisht i ri për të udhëhequr agjencinë e inteligjencës ushtarake të vendit të tij, vetëm 36 vjeç”, thotë Sky, duke shtuar “Ai tregoi pak emocione, duke buzëqeshur vetëm një herë teksa tha në anglisht: Unë jam optimist.

Gjenerali Budanov parashikoi saktë se kur do të ndodhte pushtimi rus kur të tjerët në qeverinë e tij ishin publikisht skeptikë dhe tani thotë se është i sigurt për parashikimin e përfundimit të luftës.

“Pika e thyerjes do të jetë në pjesën e dytë të gushtit. Shumica e aksioneve luftarake aktive do të kenë përfunduar deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjitha territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, është shprehur shefi inteligjencës ushtarake ukrainase.

Gjenerali Budanov tha gjithashtu për Sky News se disfata në Ukrainë do të çonte në largimin e liderit rus dhe në shpërbërjen e vendit.

“Ai përfundimisht do të çojë në ndryshimin e udhëheqjes së Federatës Ruse. Ky proces tashmë ka nisur dhe ata po shkojnë në atë rrugë.”

A do të thotë kjo që një grusht shteti është duke u zhvilluar?

“Po,” u përgjigj ai.

Ata po lëvizin në këtë mënyrë dhe është e pamundur të ndalohet. Ai pretendoi se Putin është në një “gjendje shumë të keqe psikologjike dhe fizike dhe është shumë i sëmurë”.

Udhëheqësi rus ka kancer dhe sëmundje të tjera, thotë ai. Ai hodhi poshtë sugjerimet se po përhapte propagandë si pjesë e luftës së informacionit dhe ishte i sigurt për pretendimet e tij.

“Është puna ime, është detyra ime, nëse jo unë, kush do ta dijë këtë?”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img