Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikohet shi, dëborë dhe diell, zbuloni si do të jetë moti në ditët e javës së ardhshme

Shkruar nga Newsbomb

Java e ardhme pritet të ketë alternime të kushteve të motit. E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime.

Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po ashtu edhe të mërkurë dhe të enjte, pritet një mot i kthjellët me reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Nga fundi i javës do të rikthehen sërish reshjet e dëborës në zonat malore.

Postimi i plotë:

Java nis nesër me ditën e Hënë ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër në zonën e veriut deri të lartë. Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit të ditës së Martë reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje të territorit reshje tepër të dendura dëbore te cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër. Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit. Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje por me intensitet të ulët.

moti.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll