Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikimi i motit: Zyrtarisht në vjeshtë, ulen temperaturat

Shkruar nga Newsbomb
Parashikimi i motit: Zyrtarisht në vjeshtë, ulen temperaturat

Shërbimi Meterologjik njofton se ditën e nesërme do të ketë mot me kthjellime e vranësira deri në orët e paradites.

Mesa duket tashmë jemi futur në stinën e ftohtë vjeshtore, pasi pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave.

Njoftimi i plotë i Shërbimit Meterologjik:

Ditën e enjte ndikimi i masave ajrore të qendrueshme do të sjellë në vend mot me kthjellime e vranësira deri në orët e paradites. Më tej moti do të vijojë i kthjellët në të gjithë vendin. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 3dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 7°C deri në 24°C

zonat e ulëta 11°C deri në 29°C

zonat bregdetare 13°C deri në 28°C

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll