Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër (Temperaturat)

Shkruar nga Newsbomb
Parashikimi i motit, mësoni si do të jetë dita sot dhe nesër

Dita e sotme do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Mjegulla e dendur është prezente përgjatë zonave luginore e cila me daljen e diellit gradualisht do të vijë në shpërbërje.

Gjatë ditës parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë vijës bregdetare do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Era nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek.

Kurse dita e enjte do të mbetet nën të njëjtat kushte atmosferike. Në orët e mëngjesit do të kemi përsëri prezencë të mjegullës së dendur përgjatë luginave. Gjatë ditës do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare. Reshje shiu të karakterit lokal në zonën jugperëndimore të vendit.

Era nga Veriperëndimi 1-7m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare në orët e pasdites hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 12m/se. Temperaturat parashikohen:

- zonat malore 5°C deri në 20°C

- zoant e ulëta 7°C deri në 24°C

- zonat bregdetare 11°C deri në 23°C

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll