Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
24 %
1kmh
0 %
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Parashikimi i motit: Kjo javë nis e freskët, por termometri do shënojë 39 gradë Celcius në këto qytete

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

U duk se e lamë pas valën e të nxehtit afrikan, por sipas parashikimit ditë “përvëluese” na presin në fund të kësaj jave.

Dita e hënë, e martë dhe e mërkurë do të karakterizohen nga temperatura relativisht më të ulëta shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme. Por të enjten dhe të premten, në disa qytete si Berati, Fieri dhe Gjirokastra, termometri pritet të shënojë deri në 39 gradë Celcius.

Më poshtë parashikimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak:

Dita e hënë pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.

Dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Të mërkuren, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Përsa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.

sdgrergh5h45h4h4h4h

Më shumë

spot_img
spot_img