Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Parashikimi i epidemiologut Alimehmeti: Do të ketë rritje të rasteve, do të infektohen ata që deri tani ishin “kursyer”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka parashikuar se në vendin tonë do të ketë rritje të rasteve të infektimeve me COVID-19, për shkak të variantit Omicron.

I ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ai tha se Omicron  është një variant që do të infektojë ata që janë kursyer dhe kanë patur fatin të mos infektohen.

“Ne aktualisht jemi në rënie të lehtë por të qëndrueshme. Të gjithë indikatorët, testet, numri i të shëruarve i viktimave është në rënie të ngadaltë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Por do të ketë një rritje rastesh sepse është e pamundur mos të ketë një rritje rastesh.

Ndoshta mund të jetë një variant që mund të infektojë ata që deri më sot ishin kursyer, kanë pasur fatin të mos infektohen. Por sëmundja e rëndë është më pak probabël tek Omicron në krahasim me Deltën dhe ky është faktor aleat në krahun tonë. Shumica e të infektuarve janë të paimunizuar, pra që nuk e kanë kaluar Covid dhe që nuk janë vaksinuar”, tha Alimehmeti.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img