Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikimi i biologut Et’hem Ruka: Pandemia mund të shuhet për dy javë (Si ka ndryshuar KURBA)

Shkruar nga Newsbomb
Ethem Ruka, biolog

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, publikon disa të dhëna interesante lidhur me covid 19 në Shqipëri.

Ai paraqet grafikisht se si ka evoluar numri i të infektuarve dhe të shëruarve, shprehur në përqindje, nga data 9 mars deri më 14 prill.

Sipas parashikimit të tij, nëse ecet me këtë ritëm, pandemia mund të shuhet pas dy javësh.

“Sic shihet % e të sëmurëve nga virus me kurorë (kolonat ngjyrë blu) ka ardhur gradualisht duke rënë ndërsa ajo e të shëruarve (kolonet me ngjyrë të kuqe) gradualisht duke u rritur.

Pika kritike u arrit më 12 prill kur përqindja e të sëmurve dhe ajo e të sheruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmurëve.

Ritmi i përmiresimit luhatet nga 2%-3% për cdo ditë. Kjo do të thote se
teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetem një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të pakten për javen e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi. JU FTOJ TE JEPNI MENDIMIN TUAJ DUKE KOMENTUAR SHKURT!

Shenim: Të dhënat e mësiperme janë personale dhe jo zyrtare”, sqaron profesori.

93372737_1359902917526947_5116976186223755264_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu