Hapësire reklamuese

Politikë

Parashikimi i analistit: Në fund të vjeshtës së këtij viti mund të kemi zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Newsbomb
Aleksandër Çipa

Indeksi i besimit të bizneseve amerikane që operojnë në Shqipëri ka shënuar uljen më të thellë të 8 viteve të fundit. Kreu i dhomës amerikane tha se korrupsioni, klima politike dhe monopolet kanë sjellë një klimë të përkeqësuar të të bërit biznes.

Por për Ministrin për Sipërmarrjen Eduard Shalsi, treguesit negativ janë fryt i krizës së prodhuar nga opozita jashtëparlamentare.

Në një intervistë për 'RTV Ora', analisti Aleksandër Çipa u shpreh se opozita nuk mund të fajësohet për këtë çështje, e cila për më tepër ndodhet jashtë institucioneve. Sipas Çipës, ky është raporti më kritik në 10 vitet e fundit.

Aleksandër Çipa: 'Nuk mund të fajësohet dhe të përgjegjësohet një opozitë, e cila edhe në planin institucional ndodhet jashtë institucioneve. Duhet ta pranojmë që opozitarizmi që ka udhëhequr kjo opozitë, ka qenë një opozitarizëm i cili ndryshe nga historitë e  opozitarizmit e 28 viteve të fundit, nuk ishte bashkëshoqëruar me të ashtuquajturat aksione konfliktuale të bllokimit, të rritjes së kostos në gjithë planin financiar të arsyetimit, por edhe të bllokimit të veprimtarive individuale, grupale por qoftë edhe institucionale.'

'Ky është një justifikim alibik i paargumentaur, dhe besoj nuk ngjiz në atë që quhet bindjen e komunikimit publik te qytetarët dhe në mënyrë të veçantë te grupet e interesit. Ne duhet të vlerësojmë se raportet periodike që publikohen përgjithësisht Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, janë ato që sjellin si komponentë të parë, çëshjet e lirive themelore për ushtrimin e biznesit, dhe kryesisht veoprimative në fushat e biznesit. Ky është një raport kritik, ndoshta më kritiku në 10 vitet e fundit në Shqipëri.'

Përsa i përket dakordësisë mes palëve politike për kodin e ri zgjedhor, Çipa nuk preferon ta quajë reformë zgjedhore edhe pse është pranuar nga palët.

Analisti parashikon se mund të kemi një proces të përshpejtuar zgjedhor në fundin e vjeshtës së këtij viti.

Aleksandër Çipa: 'Analiza ime personale më shtyn që të lexoj eksizstencën dhe domosdoshmërinë e një procesi të parakohshëm elektoral të ardhshëm në Shqipëri. Unë e parashikoj në pjesën e fundit të vjeshtës të këtij viti një proces zgjedhor dhe ky proces do ta ndihmonte Shqipërinë. Unë nuk pranoj ta quaj reformë zgjedhore pavarësisht se është pranuar nga palët. Një reformë do të thotë kur merret përsipër ndryshimi i arkitekturës dhe pse jo ndryshimi i një sistemi që nuk ka funksionuar. Aty ku nuk ka vullnet dhe ka dakordësi midis palëve antagoniste do të thotë që ka një dakordësi dhe palët këtë gjë po e dëshmojnë.'

'Procesi i kalimit në parlament të ashtuquajturës reformë ose ndryshimeve në legjislacion është një proces i pandalshëm. Të dyja palët kanë vullnet për ta kaluar. Se si do ta kalojnë këtë do ta shohim. Në pikëpamjen numerike të votave, kjo shumicë që kryeson Rama, i ka. Me kalimin e këtyre ndryshimeve në parlament, unë i shoh të gjitha kushtet që vendi të dalë nga ky stanjacion institucional.'

Intervistoi në studio Beti Njuma, përgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.