Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parashikimet e konspiracionistit Alfred Cako: Kamala Harris vaksinohet në shkurt dhe vdes, vendin e saj e merr...

Shkruar nga Newsbomb

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë parashikimet e tij për sa i përket periudhës post-Trump, pasi Joe Biden u zgjodh president i SHBA.

Sipas tij, zgjedhja e Joe Biden në krye të SHBA është “mjerimi i njerëzimit”, ndërsa parashikoi se zv.presidentja Kamala Harris do të bëjë vaksinën anti-COVID dhe do të vdesë pak javë më pas, ndërsa vendin e saj do ta marrë Hillari Klinton.

“Shqiptarët shikojnë që me në krye Biden ato do të shkatërrojnë njerëzimin. Ju nuk e dini si do të jetë agjenda e tyre. E para do të bëhet Hillary Klinton, sekretari shteti, e dyta Kamala vaksinohet në muajin shkurt dhe pak javë pas vaksinimit, Kamala vdes dhe bëhet zëvendës presidente bëhet Hillary.

Në muajin maj është menduar që presidenti të japë dorëheqje dhe Hillary Klinton të bëhet presidente. Kina nga krahu tjetër, parashikohet që të godasë disa shtete duke filluar me Nepalin që do e pushtojë. Më pas do të hyjë në një luftë më Indinë”, tha Cako në Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu