Hapësire reklamuese

Bota

Parandalon vdekjen dhe shtrimin në spital, FDA autorizon pilulën e parë për të trajtuar Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Parandalon vdekjen dhe shtrimin në spital, FDA autorizon pilulën e

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave këtë të mërkurë autorizoi pilulën antivirale të Pfizer, Paxlovid, për të trajtuar Covid-10 tek personat  mbi 12 vjeç të cilën peshojnë të paktën 88 kilogramë.

Kjo është pilula e parë antivirale Covid-19 e autorizuar që personat e infektuar ta marrin në shtëpi, para se gjendja e tyre të përkeqësohet për tu shtruar në spital.

“Autorizimi i sotëm I PAXLOVID përfaqëson një shembull tjetër të jashtëzakonshëm se si shenca do të na ndihmojë të mposhtim përfundimisht këtë pandemic, e cila, edhe pas dy vitesh, vazhdon të prishë dhe marrë shumë jetë njerëzish në të gjithë botëm Kjo terapi përparimtare, e cila është treguar se redukton ndjeshëm shtrimet në spital dhe vdekjet mund të merret në shtëpi dhe do të ndryshojë mënyrën se si e trajtojmë Covid-19 dhe shpresojmë se do të ndihmojë në reduktimin e disa prej presioneve të rëndësishme me të cilat përballen sistemet tona shëndetësore dhe spitalore”, tha në një deklaratë për mediat kryetari i CEO i Pfizer, Albert Bourla.

“Pfizer është e gatshme të fillojë shpërndarjen në SHBA menjëherë për të ndihmuar që PAXLOVID të përdoret nga pacientët sa më shpejt të jetë e mundur.

Paxlovid kombinon një ilaç të ri antiviral të quajtur nirmatrelvir dhe një më të vjetër të quajtur ritonavir. Javën e kaluar, Pfizer lëshoi ​​​​rezultatet e përditësuara që treguan se trajtimi ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% nëse u jepet të rriturve me rrezik të lartë brenda pak ditësh nga simptomat e tyre të para.

Nëse jepet brenda pesë ditëve të para të simptomave, efikasiteti ishte i ngjashëm: 88%.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll