Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Parandaloi vrasjen e dyfishtë në Astir, Ardi Veliu falenderon efektivin e Shqiponjave: Unë si drejtor dhe gjithë Policia, jemi krenarë për ty!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka takuar sot dhe ka falenderuar efektivin e Shqiponjave Shkëlzen Tafa, i cili dy ditë më parë parandaloi një ngjarje të rëndë në Tiranë, duke shamngur një vrasje të dyfishtë.

Me profesionalizëm të lartë, Shkëlzen Tafa ndëryri dhe ndaloi shtetasin Taulant Mekollari, teksa ky i fundit përpiqej të shtypte me makinë një çift bashkëshortësh. Veliu gjatë bisedës miqësore me punonjësin e Policisë, e ka falënderuar dhe përgëzuar atë për kurajën dhe guximin, për aktin human dhe të përgjegjshëm që ai kreu edhe pse nuk ishte në shërbim.

“Ajo që ju bëtë është mishërimi i asaj çka duhet të bëjmë të gjithë ne punonjësit e Policisë së Shtetit. Veprimet e tua ishin kurajoze dhe profesionale, që nga vendimi që more për të ndërhyrë, nxjerrja dhe mbajta e armës, dhënia e komandave për personin që duhej t’i bindej urdhrit të punonjësit të Policisë e deri në neutralizimin e tij.

Për këtë, unë si Drejtor i Përgjithshëm, por e gjithë organizata e Policisë jemi krenarë për veprimin tuaj. Qytetarët panë tek veprimet e tua Policinë që duan dhe kjo ka akoma më shumë vlerë për ne, rritja e besimit  dhe e mbështetjes së qytetarëve për Policisë, pasi pa qytetarët ne nuk mund ta kryejmë dhe përmbushim si duhet detyrën. Veprime të tilla në shërbim e në mbrojtje të jetës së qytetarëve duhet të jenë motiv për të gjithë punonjësit e Policisë”, është shprehur ai.

Punonjësi i Policisë Shkëlzen Tafa, pjesë e forcës së posaçme “Shqiponja” aktualisht në praktikë, pasi vijon studimet në vitin e tretë Bachelor në Fakultetin për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, ka falënderuar Drejtor Veliun për pritjen dhe vlerësimin dhe e ka siguruar atë se veprimin që ai ka kryer nuk e ka bërë për famë apo për bujë, por sepse ishte përgjegjësi morale dhe ligjore për uniformën që mban dhe detyrimin ndaj qytetarëve.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img