Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
5 %
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
13 °
E diel, 26 Mars, 2023

Parandalohet vrasja në Kamëz, Esat Selimaj qëllon me pistoletë drejt një 23 vjeçari (EMRI-NGJARJA)

Lajme të ngjashëm

Esat Selimaj, 32 vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi mbrëmjen e djeshme ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas tjetër në Kamëz. Selimaj ka qëlluar drejt një 23 vjeçari me pistoletë por fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur këtë të fundit.

Menjëherë në vendngjarje, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka shkuar patrulla dhe ka arrestuar në kushtet e flagrancës Esat Selimajn. Aty është gjetur një gëzhojë dhe më pas arma e zjarrit, e cila kishte dhe plumb tjetër në fole gati për qitje.

Policia – Kamzë, Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit Esat Selimaj, 32 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Shtetasi Esat Selimaj, në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici.

Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të shtetasit Esat Selimaj, kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më shumë