Hapësire reklamuese

Rajoni

Parandalohet tragjedia, shpëtohen 112 emigrantë në ujërat e Kretës

Shkruar nga Newsbomb
Parandalohet tragjedia, shpëtohen 112 emigrantë në ujërat e

Autoritetet greke kanë njoftuar sot se kanë shpëtuar 112 emigrantë në ujrat e Kretës.

Këtë të dielë një anije në kushte tejet të vështira, ku ndodheshin 112 emigrantët është rrëzuar duke rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve, mes tyre edhe fëmijë.

Sipas mediave greke anija ndodhej në zonën detare 40 milje në jug të Gavdos. Pasi u shpëtuan të gjithë emigrantët u morën nga anija e dëmtuar në një anijë mallrash ku dhe më pas u transportuan në Agia Galini.

Kjo nuk është hera e parë që kapet anije me emigrantë në në jug të Gavdos. Vetëm para një muaji në Janar të 2024 dy anije u mbytën ku po udhëtonin 107 emigrantë.

Me koordinimin e Qendrës së Përbashkët të Operacioneve dhe Kërkimeve të Autoritetit Portual, emigrantët u shpëtuan dhe transferuan në Portet e Mirë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese