Hapësire reklamuese

Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Kavajë, vajza në kushte depresioni merr armën e babait dhe në tentativë për të vrarë veten plagoset

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një tragjedi është parandaluar në Kavajë, ku një vajzë, në kushte depresioni ka marrë armën e babait të saj dhe ka tentuar të vrasë veten.

Ajo është plagosur me armën, e cila ishte pa leje dhe për këtë arsye është arrestuar babai i saj.

“Shërbimet e Komisariatit të Polciisë Kavajë  pas njoftimit të marrë se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetësja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, i përbërë nga  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë dhe Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë    ka rezultuar se arma e zjarrit e përdorur nga kjo shtetase mbahej në banesë prej vitesh pa leje nga babai i saj shtetasi P.K.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit P.K.,60 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll