Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër, 45 vjeçari kërkon ndihmë se e ndiqnin disa persona me "Golf", Operacionalja aksion si në filma (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër, 45 vjeçari

Një ngjarja e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Shkodrës, pas njoftimit të marrë nga një shtetas se disa persona me një mjet tip "Golf" e ndiqnin prej ditësh. Është arrestuar shtetasi Florjan Vasija dhe janë proceduar dy personat që ishin me të.

Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit  të dyshuar,  në fshatin Mjedë. Gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të yij Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë dhe ngjarja:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit  të dyshuar,  në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë  Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,   të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materjalet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë  Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll