Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
3.1kmh
75 %
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale/ Dhunonte fëmijët dhe gruan, arrestohet 42 vjeçari në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .

Në përfundim të veprimeve të para hetimore 42 vjeçari u akuzua për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë të cilat ky shtetas i mbante në banesë pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin:  A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas  në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë .. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u arrestua në flagrancë shtetasi:  F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë.  Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës). Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img