Hapësire reklamuese

Aktualitet

PARALIZOHET trafiku te “21 Dhjetori”, urbanit i del goma në mes të kryqëzimit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër urban ka pësuar defekt në Tiranë, duke u bërë shkak për bllokimin e trafikut në zonën e “21 Dhjetorit”.

Siç dallohet edhe në foto, urbanit të linjës “Uzina Dinamo – Qendër – Sharrë” i është shkëputur goma në mes të kryqëzimit.

Një automjet që ka qenë pranë autobusit është dëmtuar, për shkak të shkëputjes së njërës prej gomave të pasme dopio të autobusit. Për fat të mirë, nuk raportohet për lëndime një njerëz.

Ndërsa trafiku është bllokuar duke shkaktuar rradhë të gjata. Ky është një tjetër rast i përsëritur brenda pak ditësh, ku atuobusët e transportit urban përfshihen në aksidente.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese