Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Paraliza në fytyrë detyron Justin Bieber të anulojë koncertet, fansat kërkojnë paratë mbrapsht

Shkruar nga Newsbomb
Paraliza në fytyrë detyron Justin Bieber të anulojë

Sindroma “Ramsay Hunt” e shfaqur te Justin Bieber në mars të këtij viti, që i ka paralizuar gjysmën e fytyrës dhe trupit, po kufizon dhe daljet në publik të këngëtarit.

Së fundmi, këngëtari ka njoftuar se përballja me këtë sëmundje të rëndë e ka detyruar të anulojë koncertet, fakt ky që ka mërzitur dhe fansat. “Justice World Tour shtyhet, nuk anulohet”, ka njoftuar ai.

Lajmërimi i këngëtarit të suksesshëm ka zemëruar fansat, të cilët kanë kërkuar kthimin e parave, duke e “braktisur” këngëtarin në këtë moment kritik për të. Justin Bieber zbuloi se sëmundja po e pengonte të performonte para mijëra fansave dhe se për të shëndeti i tij ishte një prioritet.

“Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe e kuptoj se duhet ta vendos shëndetin tim prioritet tani. Kështu që do të bëj një pushim nga turneu për tani. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar”, shprehej Bieber.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese