Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Paralajmëruam se është gripi i shpendëve”, Shoqata thirrje ministres së Bujqësisë: Reago ose shkojmë në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
“Paralajmëruam se është gripi i shpendëve”,

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor ka reaguar pasi ministrja e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve në Durrës.

Shoqata kërkon nga Ministria e Bujqësisë të ketë një reagim, ose të të kundër do t’i drejtohen SPAK-ut.

Njoftimi i plotë:  

Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa here, prej nje jave, se rastet e pulave te ngordhura ne Durres ishin nje rast i paster  i gripit te shpendeve. Keto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistet me te mire veterinare te terrenit si dhe profesore te nderuar me te cilet Shoqata jone bashkepunon prej kohesh.

I bejme thirrje publike Ministres se Bujqesise  te distancohet nga sjellja e pa pergjegjeshme e dy institucioneve te varesise, ISUV dhe AKVMB  te cilet ne shkelje flagrante te ligjit kane lejuar per me shume se 20 dite nje situate kaotike duke mos arritur ne diagnozen perfundimtare  ne kohen e duhur .

Per veprime dhe mos veprime ne kohe te institucioneve pergjegjese ISUV dhe AKVMB,  Ministrja e Bujqesise duhet te referoje prane organeve kompetente nje hetim te paster dhe te paanshem pasi jeta e Konsumatorit eshte rrezikuar .  Ne si nje organizate qe kemi primare mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor do te presim   distancimin e Ministres se Bujqesise.

E kunderta do te tregoje qe ministrja eshte pjese e situates se krijuar, me pasoja si per konsumatorin ashtu dhe per prodhuesit vendore, duke rrezikuar jo vetem jeten e qytetareve por dhe ekonomite e shpendarise ne Shqiperi.

Shoqata jone do te prese  reagimin, ne te kundert, do ti drejtohemi SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu