Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Paralajmëron profesoresha që po punon për vaksinën e Oksfordit: Do të përballemi me viruse të tjera (Tregon arsyen)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesoresha e Oksfordit, Sara Gilbert, ka thënë se në botë ekziston rreziku që të ketë të tjera shpërthime virusesh, që transmetohen nga kafshët tek njeriu.

Doktoresha e cila është në grupin e punës për vaksinën e koronavirusit beson se përhapja e sëmundjeve zoonotike është bërë më e mundshme (më e shpeshtë) për shkak të stilit të jetesës së njerëzve.

Ajo tha për ‘The Indipendent’ se arsyet kryesore janë dendësia në rritje e popullësisë, shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare dhe shpyllëzimi.

Origjina e patogjenit të koronavirusit mbetet një mister, por shumica e studiuesve besojnë se virusi u shfaq te lakuriqët e natës para se të përhapej në popullatë përmes një kafshe tjetër.

Sëmundje të tjera që janë përhapur në të gjithë botën kohët e fundit, përfshirë Ebola, Sars dhe virusi i Nilit Perëndimor, gjithashtu kanë origjinën tek kafshët, edhe pse Covid-19 ka provuar se është më ngjitës.

‘The Independent’ po bën thirrje për një përpjekje ndërkombëtare për të bllokuar tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra, e cila mbetet një nga kërcënimet më të mëdha për biodiversitetin e ardhshëm.

Më shumë


spot_img









spot_img