Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Paralajmëron Kryemadhi: Do nxjerrim fakte të reja me zë edhe figurë...

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI në Dibër.

Kryemadhi është shprehur se LSI po përgatitet bashkë me partitë e tjera opozitare për të zgjedhur kanditatët që do të garojnë për kryebashkiakë, pasi data e zgjedhjeve po afron.

Ajo paralajmëroi se së shpejti do të dalin video se si tjetërsohet vota dhe nuk la pa përmendur as kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria.Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota. Njeriu që ja pin gjakun më shumë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i Rilindjes”, tha Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese