Hapësire reklamuese

Bota

Paralajmëron gjenerali amerikan: SHBA mund të kërcënohet nga Al-Kaeda brenda një viti

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmëron gjenerali amerikan: SHBA mund të kërcënohet nga

Gjenerali amerikan Mark Milley ka paralajmëruar se terroristët e al-Kaedës në Afganistan mund të kërcënojnë SHBA-në në më pak se 12 muaj.

Talibanët nuk i kishin prishur lidhjet me grupin përgjegjës për 11 Shtatorin dhe ata mbetën një organizatë terroriste. Ju mund të shihni një ringjallje të terrorizmit që del nga ai rajon i përgjithshëm brenda 12, 24, apo 36 muajve. Dhe ne do ta monitorojmë atë”, u shpreh Milley.

Ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin po merren në pyetje në Kongres për tërheqjen e trupave gjatë muajit të kaluar nga Afganistani.

Qeveria u rrëzua ndërsa talebanët përparuan me shpejtësi, duke marrë në dorë pushtetin. Senatori dhe udhëheqësi i komitetit Jack Reed tha se ligjvënësit donin të kuptonin nëse SHBA "humbën treguesit" e kolapsit të qeverisë. SHBA ka thënë se tani do të shkojë drejt misioneve kundër terrorizmit.

Në një sulm vetëvrasës pranë aeroportit në Kabul mbetën të vrarë 182 persona.Trembëdhjetë punonjës të shërbimit amerikan dhe të paktën 169 afganë u vranë në Kabul më 26 gusht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu