Gazetari Kastriot Myftaraj, i ftuar në Ora News ka paralajmëruar arrestimin e mundëshëm të Prokurorit Besim Hajdarmataj.
Sipas gazetarit ky arrestim do të vij me kërkesë të kryeministrit, për shkak të çështjes së një dosje kokaine.
“Në këtë moment Hajdarmataj u faktarizua artificialisht, çështje e tij u zhgjidh. Investimi që bën Kryeministri të dalë dhe të flasë në atë mënyrë dhe zgjodhi të dalë në ring për një prokuror të shkarkuar. Hajdarmataj mund të arrestohet. Nëse ai ka bërë mbylljen e një dosje të kokainës, siç tha kryeministri në kuvend sot atëherë ai mund të arrestohet. Këtu vazhdohet të luhet me kode mafioze”, u shprerh Myftaraj