Hapësire reklamuese

Aktualitet

Paralajmëroi APOKALIPS në Ballkan, reagon presidenca pas dy tërmeteve TË FUQISHME: Po monitorojmë situatën, lutemi të ketë sa më pak dëme (MESAZHI)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_274989" align="alignnone" width=""]Presidenti Ilir Meta [/caption]

Presidenca reagoi për dy tërmetet e fuqishme që u shënuan sot në Shqipëri.

Nëpërmjet Këshilltari për Mediat Tedi Blushi thuhet se po ndiqet me vëmendje situata në mbarë vendin.

Ndërkohë, kujtojmë që presidenti Meta paralajmëroi në 30 korrik të këtij viti se një tërmet apokaliptik do të godiste Ballkanin duke iu referuar sizmiologut të njohur Akis Tselentis. Sipas Metës, ky tërmet do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai i rënë disa ditë para 30 korrikut në rajonin e Athinës.

Reagim i Zëdhënësit te Presidentit te Republikes, z.Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës.|

Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohe qe eshte i rëndësishëm monitorimi i situates në vazhdimësi  dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shteterore.

Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.

LEXO MË SHUMË: Meta 'ngre' shtetin në këmbë: Tërmet apokaliptik pritet të godasë Ballkanin. I gatshëm të mbledh Këshillin e Sigurisë (LETRA)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.