Një protestë është paralajmëruar ditën e nesërme në hyrje të qytetit antik të Butrintit, kundër dhënies së tij për menaxhim te një kompani private.
Protesta thuhet se është nisur nga qytetarët në Sarandë, dhe merr mbështetjen e Partisë Demokratike në këtë qytet. Demokratët e Sarandës njoftojnë se do të protestojnë nesër në orën 12:00.
REAGIMI I PD SARANDË:
NUK MUND TË JEPET HISTORIA E NJË KOMBI ME KONCESION!
Partia Demokratike Sarandë, i bashkohet thirrjes së qytetarëve të Sarandës të protestojmë të gjithë bashkë nesër, e premte ora 12:00 para hyrjes kryesore në Butrint, për ndalimin e këtij pushtimi dhe plackitje kulturore që po i bëhet Butrintit nga duart e pista të pushtetit.
Çdo gjë po na e marrin e po na e shesin.
Ne reagojmë sot që të mos humbasim dinjitetin dhe kulturën tonë kombëtare nesër.
Antikiteti jonë nuk mund të bëhet SHPK