Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Paralajmërinin i FORTË i Braçes për 30 qershorin, i kthehet ashpër Mustafa Nano: Gjuhë tepër e rëndë, po përpiqeni të frikësoni njerëzit…

spot_img

Lajme të ngjashëm

8635ef6e31d56d4748bae41912695d05

Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një paralajmërim të fortë për atë që mund të ndodhë në 30 qershor, ditë kur socialistët do të garojnë në zgjedhje pa opozitën.

Braçe i referohet udhëzimit të dalë nga selia blu për 30 qershorin, ku mes të tjerash Basha ka dhënë porosi që të ketë përballje me policinë, por jo me militantët socialistë, ndërsa kërkohet po ashtu të shmanget dhuna.

Sakaq, Braçe shprehet se atë ditë socialistët do të jenë kudo, sipas tij për të mbrojtur votën.

“Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo në #30QERSHOR. Jo per ju, fare fare! Ne do jemi aty për #TeDrejtëneVotës!”, shkruan mes të tjerash Braçe.

Në fund zv.kryeministri përmend edhe dënimin me burg për të gjithë ata që do të mundohen të pengojnë zgjedhjet.

Lidhur me këtë deklaratë, Braçes i është kthyer ashpër edhe gazetari dhe analisti i njohur, Mustafa Nano.

Ky i fundit e konsideron tepër të rëndë gjuhën e zv.kryeministrit dhe të papranueshme, ndërsa thekson se po përpiqet të frikësoje njerëzit.

“Zoti zv. Kryeminister, gjuha qe ju perdorni është tepër e rëndë dhe e papranueshme. Kush jeni ju të thoni që njerëzit do i presi izolimi i perjetshëm? Pse perpiqeni të frikesoni njerëzit me genjeshtra të tilla? Ku bazohet ky motiv izolimi kur neni 38 i Kushtetutes shprehet qartë që askush s’mund te pengohet te dalë lirisht jashtë shteti? Nuk ju takon juve te vendosni apo te paracaktoni dënimin e njerëzve apo te bëni Kasandren nëper rrjete sociale duke parashikuar te ardhmen”, shkruan Nano.

Reagimi i plotë i Braçes:

NE #SOCIALISTET DO JEMI KUDO!

POR E KEQJA SU VJEN NGA NE!

PERBALLJES ME LIGJIN RUAJUNI!

PREJ SAJ VJEN BURGU DHE

PAS TIJ IZOLIMI I PERJETSHEM!

Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni,

“te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu?

Si vijoni,

“eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu?

Si e mbyllni,

“te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu?

Shikoni,

ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR.

Jo per ju, fare fare!

Nga ne nuk u vjen e keqja,

imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes!

Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush.

Ju, jo e jo!

Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij,

askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe.

Pra pa frike!

Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin,

tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni!

Nga perballja me ligjin vjen #Burgu,

madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne,

pra pamundesoni votimet!

#7VITEBURG!

Dhe nuk mbaron!

Pas burgut vjen izolimi perjete!

Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI,

nuk do ju ngelet me asgje, zero,

duke nisur nga placka qe keni vene.

A ja vlen?

Une them jo!

A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores?

A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise?

Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje,

sa te pabarabarte jeni me ta dhe

sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata!

Dite te mire!

kkk.jpg

 

 

 

Më shumë

spot_img