Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Paralajmërimi i Zelenskyt: Sot është nata e sulmit të madh! Armiku do të përdorë të gjithë fuqinë e tij, nuk mund ta humbim kryeqytetin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar qytetarët e tij dhe ushtrinë që të përgatiten, pasi nata e sotme do të jetë shumë e vështirë, sepse Rusia do të përdorë të gjithë fuqinë e saj ushtarake.

Ai u shpreh se shumë qytete janë nën sulm, por vëmendja duhet të jetë te Kievi, pasi nuk duhet ta marrin nën kontroll forcat ruse.

“Këtë natë do të kemi një sulm të madh. Armiku do të përdorë gjithë fuqinë e tij, në gjithë frontet, për të thyer mbrojtjen tonë. Fati i Ukrainës do të vendoset sonte. U bëj thirrje qytetarëve që të mbrojnë qytetin”, tha Zelensky.

Më herët u raportua se ai kishte kërkuar armëpushim dhe se ishte i gatshëm të bisedonte me Rusinë në Poloni.

Ndërkohë, në Kiev janë kryer disa bombardime nga avionët rusë, të cilët kanë dëmtuar edhe sistemin elektrik. Qytetarët janë strehuar në metronë e qytetit për t’u mbrojtur nga bombat, ndërkohë që në rrugë ka luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Më shumë


spot_img








spot_img