Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi i të dërguarit të SHBA, Escobar: Nuk do hezitojmë të vendosim sanksione për ata që destabilizojnë rajonin

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i të dërguarit të SHBA, Escobar: Nuk do

Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Washingtoni nuk do të hezitojë shfrytëzimin e mekanizmit të sanksioneve për të çuar mesazh të fortë për personat e korruptuar dhe për ata që destabilizojnë rajonin.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MINA”, Escobar tha se liderët ne Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale apo të partive të tyre.

“Ne nuk do të hezitojmë të shfrytëzojmë sanksionet dhe mekanizma të tjerë për të çuar një mesazh të fortë për akterë të korruptuar dhe që destabilizojnë”, është shprehur ai.

Sipas Escobar, “SHBA-ja do të jetë një partner i atyre që kanë qasje konstruktive dhe jo destruktive karshi të ardhmes së rajonit, që karakterizohet me anëtarësim në BE dhe NATO si dhe ekonomi transparente e dinamike”.

SHBA ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit dhe Milan Radojiçiçit, ndërsa të mërkurën sanksione shtesë i kanë vënë edhe kreut të “Republika Srpskas”, Millorad Dodik, pasi ky i fundit ka intensifikuar përpjekjet për shkëputje dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu