Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Paralajmërimi i Skënder Brataj: Mendoj të shtojmë masat kufizuese për të shmangur kolapsin, ja kur rrezikojmë të mbyllemi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9e3a7c7f82ee9dedd503ae3911dd9d3c

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka paralajmëruar se nëse do të ketë ritëm të lartë shtrimesh në spital, atëherë do të futen në punë edhe skenarë të tjerë, siç është hapja e spitaleve rajonalë.

Ai u shpreh në një intervistë në Fax News se mendimi i tij është të shtohen masat kufizuese, në mënyrë që të parandalohet kolapsi.

Brataj tha se nëse numri i infektimeve shkon në 450-500 për 100 mijë banorë, atëherë të gjitha indiciet të çojnë drejt mbylljes.

“Me fillimin e ftohtit kushtet për virusin janë më optimale. Janë disa faktorë, pothuajse dhe grumbullimet e njerëzve, sidomos i më shumë se 2 familjeve, të gjitha këto dhe shtamet e reja në kufi, kanë çuar në rritjen e përhapjes së infeksionit, që përkthehet në humbje më të mëdha jete.

Sa herë japim ndonjë intervistë, themi diçka, del një artikull tjetër për tjetër. Thashë dje që nëse rritet numri, do të ketë masa të tjera, por nuk kam thënë nëse do merren apo jo. Nuk jam vetëm unë që vendos, është një grup ekspertësh, një ministri, që vendos. Unë them që nëse shifrat janë këto, rriten numri i të shtruarve, ça mund të bëjmë përveçse të shtrëngojmë masat. Ajo bëhet me kufizim kohor, mbyllja e aktiviteteve jo esenciale, pra siç bën gjithë bota, që nga lockdoën-i pjesshëm, etj., por kjo s’do të thotë se do të bëhen. Jemi në monitorim.

Është rritur në 48-50% shtrimi në spital. Duke ditur që kemi 550 shtretër në dizpozicion. Nga 284 që kishim para 27 janarit, kemi arritur në 404 të shtruar. Nëse ecim me këto ritme do futen në punë dhe skenarë të tjera, si për shembull hapja e spitaleve rajonale. Janë skenarë që ezaurohen mekëto ritme. Në mënyrë që ne të shmangim ndonjë kolaps, mendimi im si ekspert është që të kemi shtim të masave nëse shifrat vazhdojnë të rriten.

Në qofte se një numër i caktuar për 100 mijë banorë është i infektuar, që është kufiri i marrjes së masave, nëse është 200 të infektuar për 100 mijë banorë në një javë dhe kjo është rritur në 2 javët e fundit. Nëse arrijme te 450-500 të infektuar në një javë për 100 mijë banorë, atëherë të gjitha indiciet të çojnë drejt mbylljes. Por kjo s’do të thotë se do të bëhen. Dua të jem i qartë. Por këto janë skenarët.

Më shumë

spot_img
spot_img