Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Paralajmërimi i SHBA-ve: Javën e ardhshme do të vendosen sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion dhe atyre që kanë minuar demokracinë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti Amerikan i Thesarit, do të vendosë një sërë sanksionesh në vigjilje të Samitit të SHBA për Demokraci.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se në “shënjestër” janë të jgithë ata persona të cilët janë përfshirë në korrupsion, abuzime serioze të të drejtave të njeriut dhe ata që minojnë demokracinë.

“Thesari do të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përcaktuar individët që janë të përfshirë në aktivitete keqdashëse, që minojnë demokracinë dhe institucionet demokratike në mbarë botën duke përfshirë korrupsionin, represionin, krimin e organizuar dhe abuzimin serioz të të drejtave të njeriut”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Thesarit.

Kujtojmë se Joe Biden gjatë fjalimit të tij të parë si president i SHBA, tha se do të godasë forcat globale autoritare të mbështetura kryesisht nga Kina dhe Rusia.

Janë 110 pjesëmarrës në listën e ftesave të Departamentit të Shtetit për ngjarjen virtuale më 9 dhe 10 dhjetor, e cila synon të ndihmojë në ndalimin e paralizës demokratike dhe rrënimit së të drejtave dhe lirive në mbarë botën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img