Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Paralajmërimi i Sali Berishës: Rama do nxirret me polici nga zyra, sepse nuk do ta dorëzojë kryeministrinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bc3df3e3e4d361e8763aaf4229b9e649

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një parashikim të bujshëm se çfarë do të ndodhë me Edi Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.  

Në Syri.tv, Berisha pohoi se Rama nuk do e lëshojë zyrën dhe do të largohet vetëm kur ta nxjerrë policia, pra sipas Berishës i arrestuar.

Kjo pasi sipas Berishës mbi Ramën rëndojnë 4 akuza të rënda.

‘Edi Ramën pas 25 prillit e shikoj me 4 dosje penale, për të cilët meriton për gjithsecilën 30 vite burgim. I di vetë Rama për cilat dosje bëhet fjalë. Për dosjen e ‘CEZ-it’, të ‘Inceneratorëve’, Dosja e ‘Detit’ për tradhëti të lartë kombëtare, dosja e vjedhjes të fondeve të tërmetit. Por ai nuk ikën. Ai do krrehet. Ai nuk del nga ajo zyrë. Pas zgjedhjeve do nxirret me forca të policisë, sepse nuk del, nuk e dorëzon postin.

A ju kujtohet që desh organizoi sulmin ndaj KQZ-së ku desh e dogji. Nuk e lëshon absolutisht zyrën. Këtu do jemi. Do shihni gjërat më të papara. A ju kujtohet se si e rrethoi KQZ-ë për Bashkinë. Ishte kryetar i bashkisë dhe desh dogji KQZ-në. Këtu kini për të qenë,” tha Berisha.

Më shumë

spot_img
spot_img