Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi i Ramës për rritjen e çmimit të energjisë, Panariti: Të mos i faturohet popullit, kriza në vendet e tjera nuk lidhet direkt me ne

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i Ramës për rritjen e çmimit të

Edmond Panariti, drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta thotë se kriza energjitike që ka prekur tregjet botërore nuk lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë. Ky reagim i tij vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Rama dje, i cili u shpreh se pritet të ketë një rritje të çmimit të energjisë.

"Shqipëria prodhon energji elektrike hidro në mbi 90 përqind të kapaciteteteve të saj. Kjo është forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike. Në fakt kjo energji ka si kosto prodhimi vetëm kostot operacionale dhe administrative të centraleve, prandaj është dhe 50 % e më shumë më e lirë se burimet e tjera.

Prodhohet me 1 cent për këh dhe shitet te konsumatori me 10.Pra ke në dispozicion 9 cent për këh për të mbuluar kostot e shpërndarjes, humbjeve dhe investimeve në rrjet dhe për të futur para sa të duash në buxhet", shkruan ndër të tjera Edmond Panariti.

Shënimi i plotë:

Jo rritje të energjisë elektrike për shqiptarët

Sepse ajo te ne nuk varet nga bursa botërore e hidrokarbureve!

Ajo prodhohet thuajse tërësisht me ujë natyror të riclikueshëm !

 Pra nuk ka pse të ndikohet drejtpërdrejt nga tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve

Shqipëria prodhon energji elektrike hidro në mbi 90 përqind të kapaciteteteve të saj.

Kjo është forma më e lirë e prodhimit të energjisë elektrike.

Në fakt kjo energji ka si kosto prodhimi vetëm kostot operacionale dhe administrative të centraleve, prandaj është dhe 50 % e më shumë më e lirë se burimet e tjera.

Prodhohet me 1 cent për këh dhe shitet te konsumatori me 10.

Pra ke në dispozicion 9 cent për këh për të mbuluar kostot e shpërndarjes, humbjeve dhe investimeve në rrjet dhe për të futur para sa të duash në buxhet.

Disbalancat e prodhimit stinor nga thatësira, janë tërësisht të menaxhueshne me kontrata të kujdesëshme shitblerje dhe plane rregullatore.

Prandaj nuk mund tja faturosh në mënyrë spekulative popullit, krizat energjitike të cilat nuk lidhen drejtpërdrejt me ty.

Sepse kjo do të rritë koston e jetës edhe më shumë në vendin më të varfër të kontinentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.