Edi Rama si kryeministër paralajmëron paketën e re ligjore të asaj që e quan “paketa kundër KÇK” (kap ç’a t’kapësh) dhe që do zgjerohet tashmë, jo vetëm me gjyqtarë e prokurorë, por do të shkojë te kontrolli i pasurive të personave që dyshohet se i kanë vënë pasuritë në rrugë kriminale.
“Është një paketë e tërë ligjore mbi bazën e një ligji special për të gjithë ata që kanë kryer vrasje, akte të renda përfshirë në trafiqe, për të cilët ka ardhur koha për të dhënë llogari të pambyllura dhe për më tepër. Sigurisht do t’ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet ligji që do të çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në Shqipëri kundër krimit të organizuar dhe eksponentëve të krimit që deri më sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuritë e paluajtshme”, paralajmëroi kryeministri.
Një projekt i tillë sipas burimeve të neësbomb.al po bëhet nga vetë kryeministria, por në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Megjithatë, nuk dihet sa do të kordinohet ky ligj me “Paketën Antimafia” që është aktualisht në fuqi.